Sulmuesi Albion Rrahmani ka shënuar golin e dytë në ndeshje derbi mes Rapid Bukureshti dhe Dinamos në javën e tetë të Superligës së Rumanisë.
Rrahani debutoi te skuadra rumune duke shënuar dy gola, ka vazhduar me të njëjtin mënyrë edhe në ndeshjen e tij të dytë.
Fillimisht ai shënoi në minutën e 35-të të takimit nga penalltia, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij për 1-0.
🇷🇴 Albion Rrahmani scores for Rapid against rivals Dinamo Bucharest from the penalty spot. ⚽️🔥
https://t.co/Wy0TXb9NMX— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) September 1, 2023
Në fillimin e pjesës së dytë shënuan edhe Claudiu Petrila dhe Razvan Oaida.
Ndeshja u mbyll me golin e shënuar nga Albion Rrahmani në minutën e 82-të, duke marr një top mes dy mbrojtëseve për të vrapuar drejt portës për të shënuar për 4-0.
🇷🇴 Albion Rrahmani with a brace for Rapid București for a second consecutive match. ⚽️⚽️
— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) September 1, 2023
Ai sipas SofaScore, ishte prej më të mirëve në fushë me notën 8.1.
Edhe pse e ka nisur pas gjashtë javësh, Rrahmani tani është i treti në renditjes e top shënuesve, duke hapur luftën për ‘Këpucën e Artë’. /Telegrafi/