Telegrafi

Albion Rrahmani operohet me sukses nga lëndimi i pësuar në ndeshjen me Kosovën

Albion Rrahmani e ka përfunduar me sukses operacionin që kishte shkaku i lëndimit që e pësoi në ndeshjen kualifikuese të Kosovës për në Euro 2024.

Dardanët triumfuan 3-0 në udhëtim te Andorra, ndërsa sulmuesi u detyrua të largohej në fillim të pjesës së dytë.

Rapidi i Bukureshtit ka njoftuar se Rrahmani e ka kaluar me sukses operacionin.

Lexo po ashtu Rapid Bukureshti jep detaje për lëndimin dhe operimin e Rrahmanit, tregon sa kohë pritet të mungojë sulmuesi

“Mentalisht ai është shumë i fortë dhe është i gatshëm për të nisur rrugën drejt kthimit në fushë”, ka shkruar klubi rumun.

Rrahmani ka lënduar nyjën e këmbës dhe pritet të mungojë rreth tre muaj. /Telegrafi/