Telegrafi

Albion Rrahmani nuk ndalet me gola në Rumani – i treti në dy ndeshje

Albion Rrahmani ka shënuar edhe golin e tretë në dy ndeshje te Rapid Bukureshti në përballjen me Dinamo Bukureshtin në javën e tetë të Superligës së Rumanisë.

Sulmuesi ynë debutoi e skuadra rumune duke shënuar dy gola, ndërsa ka vazhduar me të njëjtin ritëm edhe në ndeshjen e tij të dytë.

Ishte minuta e 35-të e takimit kur Rrahmani realizoi nga penalltia, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij për 1-0.

Duket se ftesa te Përfaqësuesja e Kosovës e ka motivuar edhe më shumë Albionin, që shënoi sonte gol. /Telegrafi/