Telegrafi

Albiol: Zënka Mou-Ronaldo, e zakonshme

 Kemi raportuar se Ronaldo dhe Mourinho janë përplasur keq pas takimit ndaj Valencias, ku tekniku portugez i ka kërkuar yllit madrilen që të kthehet edhe në mbrojtje, gjë që ka refuzuar ta bëjë Ronaldo. Këto përplasje sipas Albiolit janë shumë normale.

“Ronaldo dhe Mourinho janë të dy fitues. Ata thjesht kanë shkëmbyer mendimet. Ajo që ndodhi nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë te ekipi”, ka theksuar Albiol. /Telegrafi/