Telegrafi

Albiol: Jemi të dëshpëruar, por duhet të vazhdojmë tutje

“E mërkura ishte e rëndë dhe nuk kam mundur të fle pas ndeshjes. Por duhet të përqendrohemi në ditën e ardhshme dhe të stërvitemi intensivisht për takimin e të dielës”.

“Nuk kemi zgjidhje, doemos duhet të përqendrohemi te La Liga. Kemi punuar intensivisht, duhet të japim gjithçka nga vetja të dielën. Tash po mendoj vetëm për ligën. Vetëm kjo na ka mbetur”, ka thënë Albiol. /Telegrafi/