Telegrafi

Albiol: Duhet ta fitojmë një titull

“Një klub si Real Madridi nuk mund të vazhdojë në këtë mënyrë. Unë do të doja të përmirësohesha, të ndihmoja dhe të shfaq aftësitë e mia se mund të luaj në këtë projekt të ri. Është një sfidë që do të jetë e vështirë, por ç’është e vërteta është një gjë e mirë për t’u ngritur”.

“Është normale që mbrojtja të përforcohet, sepse pozitat tjera gjithashtu janë përforcuar. Gjë e rëndësishme është që lojtarët që vijnë, punojnë shumë për të zënë një vend. Ç’është e vërteta, ne jemi mjaft të kënaqur që do të punojmë me një trajner të ri. Unë e di se Mourinho ka një etikë të mirë të punës që favorizon disiplinën. Unë mezi pres të takohem me të dhe t’i zbatoj urdhrat e tij”, ka thënë Albiol. /Telegrafi/