Raul Albiol dëshiron një transferim në klubin e tij të vjetër Valencia, por Napoli vazhdojnë të kërkojnë 15 milionë euro dhe një zëvendësim më parë.
Sipas gazetës spanjolle AS, qendërmbrojtësi veteran është i etur për një kthim në Mestalla, aty ku filloi karrierën e tij, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht se kanë ofruar 10 milionë euro, Napoli hodhi poshtë të gjitha propozimet, duke këmbëngulur se ai ka një vlerë prej 15 milionësh.
Kjo është një lojë e rrezikshme për Napolin, pasi Albiol është nën kontratë vetëm deri në fund të këtij sezoni dhe për këtë arsye mund të largohet si agjent i lirë verën e ardhshme.
Valencia për këtë arsye shpreson që Napoli të mund të përfundoj një marrëveshje për me Torinon për Nikola Maksimovicin, pasi ai do të hapë rrugën për Albiolin që të largohet. /Telegrafi/