Telegrafi

Albiol: Aguero do të ishte transferim i mirë

“Aguero është një lojtar fantastik dhe do të ishte një transferim i mirë për çdo ekip. Pos kësaj, nuk di asgjë tjetër. ‘El Kun’ tashmë është treguar tek Atletico dhe për këtë arsye shumë klube janë pas tij. Ai është një sulmues i rëndësishëm”.

“Barcelona? Të shohim nëse e kalon Interin. Kjo ndeshje do të jetë me intensitet dhe do të ndikojë në formën e Barcelonës ndaj Villarrealit në El Madrigal. Të shpresojmë se Barcelona do të humbasë pikë këtu”, ka thënë Albiol për AS. /Telegrafi/