Telegrafi

Albina Kelmendi në një romancë dashurie me biznesmenin e njohur shqiptar?

Artistja e njohur nga Peja, Albina Kelmendi, duket se ka nisur një lidhje të re dashurie.

Ajo siç mësohet po shijon një romancë prej një kohe me biznesmenin e njohur shqiptar, Valon Vataj.

Kjo është parë edhe në një postim të fundit të shpërndarë në rrjete sociale, me rastin e ditëlindjes së këngëtares.

Valon Vataj (Foto: Instagram)

Partneri i saj ka publikuar një fotografi në InstaStory nga pushimet e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjegjësisht New York.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Albina Kelmendi

“Urime ditëlindjen mbretëresha ime”, thuhet në postim.

Albina Kelmendi dhe Valon Vataj (Foto: Instagram)

Albina përndryshe ka lindur më 27 janar të vitit 1998 dhe sot është bërë 23-vjeçe.

Vataj në anën tjetër më parë kishte qenë i martuar dhe nga ajo marrëdhënie ka dy fëmijë. /Telegrafi/