Telegrafi

Elsa Lila fiton Festivalin e RTSh-së, Albina dhe familja Kelmendi përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023

Mbrëmjen e sotme (e enjte) është mbajtur nata finale e edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në RTSh.

Eventi madhështor, i zhvilluar në Kongresin e Pallateve në Tiranë, solli përplot emocione e këngë të bukura përgjatë katër netëve.

Albina dhe familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023, çmimin e parë nga votat e jurisë apo fituese e këtij Festivali është Elsa Lila, në vend të dytë po ashtu u rendit Albina Kelmendi dhe në vend të tretë 2Farm me këngën “Atomike”.

Foto: YouTube

Familja Kelmendi u zgjodhën fitues me “Duje” pas tre netësh konkurrimi mes 26 krijimesh të përzgjedhura për Fest 61.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Festivali i RTSH-së

Të njëjtit pritet ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023, që do të mbahet në Liverpool, përkundër se Ukraina fituan Eurovisionin e këtij viti.

Foto: Screenshot/YouTube

“Do të ju përfaqësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Albina mes emocionesh.

Kjo ishte hera e parë në të cilën publiku zgjodhi fituesin për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision. /Telegrafi/