Telegrafi

Albin Tahirit i shtohen ambiciet, synon top 15-shin në kombinim alpin

Foto: noc-kosovo.org

Albin Tahiri do të garojë nesër (e enjte) në kombinim alpin, disiplinë kjo që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi.

Ai ka gjasa shumë të mira të realizojë synimet e tij, të cilat tashmë janë rritur më shumë se sa përfshirja në top 30-she, që ishte qëllimi i tij.

Meqenëse, numri i garuesve është vetëm 27 sosh, shkaku i mungesës së normave olimpike të skitarëve në të dyja këto disiplina, Albinit i janë shtuar ambiciet për të përfunduar në mesin e 15 më të mirëve në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Ai ka numrin rendor 25.

Gara e tij me kohën tonë lokale do të nis në ora 3:30 në lëshim, ndërsa sllallomi fillon në ora 7:15.

Albini ka zhvilluar sot përgatitjen e fundit, ndërsa fokusi i tij kryesor ka qenë tek lëshimi.

I urojmë shumë fat dhe suksese Albinit.