Telegrafi

Albin Tahiri shënon rezultatin më të mirë personal në Lojërat Olimpike Dimërore

Albin Tahiri ka garuar sot në disiplinën e lëshimit në skijimin alpin të Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Skitari ynë përfundoi në vendin e 35-të nga 43 garues, pozita e tij më e mirë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Tahiri pati kohën 1 minutë, 52.44 sekonda.

Albini do të garojë edhe në disiplinat e kombinimit alpin, sllallomit dhe sllallomit të madh.

Vlen të theksohet se Kosova në këto Lojëra Olimpike prezantohet edhe nga skitarja, Kiara Kyreziu.