Telegrafi

Albin Tahiri përfundon i 56-ti nga 110 garues në sllallom të madh

Tahiri pas njën gare

Skitari nga Kosova, Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e radhës në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e sllallomit të madh në LOD PyeongChang 2018.

Skitari ynë nga kjo garë zuri vendin e 56-të nga gjithsej 110 garues sa morën pjesë.

Lexo po ashtu Albin Tahiri përfundoi i 47-ti në super sllallom të madh në LOD Pyeonchang 2018

Përfaqësuesi i Kosovës në PyeongChan pati kohën prej 2:37.47 sekonda pas dy lëshimeve.

Në lëshimin e parë ishte i 65-ti me kohë 1:19.49 sekonda.

Gara e fundit për Albin Tahirin në LOD PyeongChang 2018 do të jetë sllallomi.

Lexo po ashtu Yjet e sportit urojnë Kosovën për 10-vjetorin e pavarësisë (Video)

Medaljen e artë e fitoi austriaku Marcel Hirscher (2:18.04 sekonda).

I dyti ishte Henrik Kristofferssen i Norvegjisë (2:19.31), kurse e bronzta shkoi për francezin Alexis Pintorault (2:19.35). /Telegrafi/