Telegrafi

Albin Tahiri përfundon i 37-ti nga 89 garues në garën e parë në sllallom të madh

Albin Tahiri është renditur i 37-ti nga 87 garues në garën e parë të sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Skitari ynë ka përfunduar me sukses dhe rezultat të kënaqshëm garën e parë të sllallomit të madh.

Tahiri ka përfunduar garën në pozitën e 37-të, me kohë 1 minutë e 32.41 sekonda.

Kushtet e vështira shkaku i borës së madhe dhe erës, bënë që shumë garues të dalin nga shtegu, ndërsa garën e përfunduan gjithsej 54 skitar.

Lëshimi i dytë i sllallomit të madh u parapa të nis në ora 06:45 me kohën tonë lokale, por është shtyrë së paku deri në 08:00 shkaku i kushteve të dobëta atmosferike.

Në këtë garë, Albin Tahiri ka mundësi të artë të hyjë në top 30, i cili është edhe objektivi i tij. /Telegrafi/