Telegrafi

Albin Tahiri përfundoi i 47-ti në super sllallom të madh në LOD Pyeonchang 2018

Skitari nga Kosova, Albin Tahiri ka përfunduar me sukses edhe garën e radhës të mbajtur për Lojërat Olimpike Dimëore Peyongchang 2018.

Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e radhës, LOD PyeongChang 2018, garë kjo e cila ishte në  super sllallom të madh.

Skitari që përfaqëson Kosovën zuri vendin e 47-të nga gjithsej 62 garues, kohë kjo e kënaqshme për të.

Koha e tij përfundimit të sllallomit të madh nga Albin Tahiri ishte një minut, 32 sekonda e 74 të qindtat (1:32.74 sekonda).

Medaljen e artë në këtë garë e fitoi austriaku, Mathias Mayer, me kohë 1:24.44 sekonda.

Gara e ardhshme e Albinit është të dielën me 18 shkurt në sllallom të madh.

Lexo po ashtu Albin Tahiri përfundon në vendin e 37-të, debutim i kënaqshëm për skiatorin nga Kosova në PyeongChang

Kujtojmë se Albin Tahiri deri më tani ka zhvilluar edhe garat në sllallom alpin, ku ka zënë vendin e 37-të dhe garën e lëshimit vendin e 50-të. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Albin Tahiri doli i 50-ti nga 57 garues, në ditëlindjen e 29-të të tij