Skitari nga Kosova, Albin Tahiri ka përfunduar me sukses edhe garën e radhës të mbajtur për Lojërat Olimpike Dimëore Peyongchang 2018.
Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e radhës, LOD PyeongChang 2018, garë kjo e cila ishte në super sllallom të madh.
Skitari që përfaqëson Kosovën zuri vendin e 47-të nga gjithsej 62 garues, kohë kjo e kënaqshme për të.
Koha e tij përfundimit të sllallomit të madh nga Albin Tahiri ishte një minut, 32 sekonda e 74 të qindtat (1:32.74 sekonda).
Medaljen e artë në këtë garë e fitoi austriaku, Mathias Mayer, me kohë 1:24.44 sekonda.
Gara e ardhshme e Albinit është të dielën me 18 shkurt në sllallom të madh.
Kujtojmë se Albin Tahiri deri më tani ka zhvilluar edhe garat në sllallom alpin, ku ka zënë vendin e 37-të dhe garën e lëshimit vendin e 50-të. /Telegrafi/