Albin Tahiri do të garojë nesër (e enjte) në disiplinën e sllallomit, të fundit në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.
Skitari ynë ka numrin rendor 103 nga 108 garues. Albini është i gatshëm dhe shpreson në rezultat sa më të mirë.
Gara e lëshimit të parë fillon në ora 2:00 me kohën tonë lokale (10:00 me kohën në Korenë e Jugut). Lëshimi i dytë nis në ora 5:30.
“I urojmë fat dhe suksese garuesit tonë të vetëm në LOD PyeongChang 2018, Albin Tahiri”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
Tahiri gjatë ditës së sotme ka bërë punën e dentistit në qytetin e Gangnoungut të Koresë së Jugut.
Ishte televizioni i njohur botëror, Eurosport, të cilët e intervistuan sot Albinin, derisa e dërguan edhe në një ordinancë private për të improvizuar për disa minuta profesionin e tij të dytë, atë të dentistit.
Tahiri ishte garuesi i vetëm nga Kosova që mori pjesë në LOD PyeongChang 2018. /Telegrafi/