Telegrafi

Albin Tahiri i mbylli garat në LOD PyeongChang 2018 në pozitën 39 nga 108 garues në sllallom

Tahiri pas garës

Albin Tahiri ka mbyllur garat e tij në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Skitari ynë zuri pozitën 39 nga 108 garues në disiplinën e sllallomit, ku shumë garues u diskualifikuan.

Pas dy lëshimeve Albini pati kohën 2:02.93 sekonda.

Në lëshimin e parë garuesi ynë ishte i 48-ti.

Tahiri pas përfundimit të garës

Medaljen e artë e fitoi suedezi, Andre Myhrer, me kohë 1:38.99 sekonda.

E argjendta shkoi për zviceranin, Ramon Zenhauersen (1:39.33 sek), kurse të bronztën e fitoi austriaku, Michael Matt, me kohë 1:39.66 sek.