Telegrafi

Albin Tahiri garon nesër, në ditën kur do të mbush 29-vjet

ST MORITZ, SWITZERLAND - FEBRUARY 17: Albin Tahiri of Kosovo competes in the Men's Giant Slalom during the FIS Alpine World Ski Championships on February 17, 2017 in St Moritz, Switzerland. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Albin Tahiri do të garojë nesër në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, të cilat po mbahen në Korenë e Jugut.

Skiatori, në ditëlindjen e 29, do të garojë në disiplinën e lëshimit, e cila ishte paraparë të mbahej të dielën (11 shkurt), por për shkak të erërave të forta ishte shtyrë për 15 shkurt.

Gara fillon në ora 03:30 me kohën tonë lokale ndërsa Tahiri mbanë numrin rendor 55.

Disiplina e lëshimit llogaritet më e mira për të, andaj urojmë që garuesi ynë i vetëm në LOD PyeongChang 2018, të marrë sërish një rezultat të mirë.

Të martën, në disiplinën kombinim alpin, Albini u rendit në vendin e 37-të nga 65 garues, gjë që u vlerësua paraqitje e suksesshme e tij. /Telegrafi/