Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore, ‘PyeongChang 2018’.
Skitari ynë zuri vendin e 50-të nga 57 garues, pikërisht në ditëlindjen e 29-të të tij.
Ai pati kohën 1:48.81 sekonda.
Kjo garë ishte paraparë të mbahej më 11 shkurt, por shkaku i erërave të forta ishte shtyrë për sot.
Medaljen e artë e fitoi norvegjezi Aksel Lund Svindal.
Albini nesër garon në disiplinën, super sllallom të madh.
Para disa ditësh Tahiri garoi në kombinim alpin, ku zuri vendin e 37-të. /Telegrafi/