Telegrafi

Albin Tahiri afër kualifikimit në Lojërat Olimpike ‘Beijing 2022’

Albin Tahiri ka arritur synimin e tij edhe në garën e sotme të sllallomit të madh, që u mbajt në Reiteralm të Austrisë.

Skitari ynë doli i 60-ti (numri i lëshimit 125) nga 144 garues, duke arritur rezultatin e nevojshëm për pikë Olimpike Beijing 2022 (Pekin 2022). Për shkak të kushteve të vështira, 61 garues nuk e përfunduan garën.

Tahiri, deri më tani ka përmbushur me sukses misionin e dy prej pesë rezultateve të nevojshme për normë Olimpike. Deri në proces të kualifikimit i duhen edhe tri rezultate me pikë nën 140 të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS). Sot ai pati 117 pikë.

Lojërat Olimpike Dimërore mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm në Pekin të Kinës.

Pikërisht me Albin Tahirin, Kosova kishte debutuar në LOD PyeongChang 2018.