Drita ka zyrtarizuar të premten mbrëma afrimin e sulmuesit të talentuar Albin Prapashtica, i cili u largua nga Prishtina.
Prapashtica konsiderohet si një nga sulmuesit e ri më të mirë në Kosovë, derisa Drita fitoi garën për transferimin e tij me skuadra të tjera kosovare dhe ato në rajon.
21-vjeçari ka folur për faqen zyrtare të klubit duke u shprehur i lumtur që do të bartë fanellën e klubit bardhekaltër nga Gjilani.
“Kënaqësi, privilegj e nder te jem pjesë e njërit prej klubeve më të mëdha ne Kosovë”.
“Mirënjohës për drejtuesve të klubit që më kërkuan dhe më bindën për projektin serioz dhe afatgjatë”, tha Prapashtica.
Tutje talenti kryeqytetas u shpreh se mezi pret të filloj eksperiencën e tij me Dritën për t’i shpërblyer drejtuesit e klubit për besimin e dhënë.
“Do të punojë dhe kontribuojë shumë për klubin si shpërblim për besimin e tyre ndaj meje”.
“Mezi pres të filloj këtë eksperiencë të re. Kam shumë për ti dhënë klubit tim të ri e në veçanti tifozerizë Intelektualëve”, tha Prapashtica për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/