Modeli gjashtëmbëdhjetëvjeçar nga Lipjani, Albin Bytyqi, kohëve të fundit është bërë pjesë e sfilatave të modës.
Ai e ka paraqitur talentin e tij dhe pasionin për modelizëm në sfilatën e fundit organizuar nga Moda City u quajtur “Albaniafashionnight” që u mbajt ditë më parë në Ferizaj.
Djaloshi nga Lipjani ka marrë pjesë edhe në një reklamë televizive për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të fëmijëve në bashkëpunim me organizatën KOMF e mundësuar nga ASHA.
Pasionin rreth stilit dhe modelizmit e paraqet edhe në rrjetet sociale.
Albini pasioni të madh e ka modelizmin. Ai shpreson shumë që një ditë të arrijë qëllimin e vet për t’u ngritur në pasarelat e modës dhe gjithçka që ka të bëjë me modelizmin.