Telegrafi

Albin Berisha, heroi i Petrolulit në përballjen me Rapid Bukureshtin

Albin Berisha ishte heroi i Petrolulit në përballjen me Rapid Bukureshtin në kuadër të javës së tretë në Superligën e Rumanisë.

Ndeshjen më mirë e nisën vendasit, që kontrolluan ndeshjen që nga fillimi.

Por, nuk ishte një duel i lehtë për Petrolulin, por që Berisha ishte vendimtar në këtë përballje.

Në minutën e 31-të, Albini realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij në fitoren 1-0.

Në 45 minutat e dytë, trajneri i Petrolulit bëri disa ndryshime, ndërsa në minutën e 73-të Berisha liroi vendin për Tudorien.

Skuadra e sulmuesit shqiptar ia doli të mbahej deri në fund, për t’i marrë tri pikë falë golit të tij.

Pas javës së tretë, ky ishte goli i parë për Albin Berishën, ndërsa skuadra e tij mori po ashtu fitoren e parë në kampionatin rumun. /Telegrafi/