Albian Hajdari është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierën e tij.
Qendërmbrojtësi kosovar ka pasur një vit fantastik në elitën e futbollit zviceran me fanellën e Luganos.
Paraqitjet fantastike me fanellën bardhezi kanë bërë që shumë skuadra të mendojnë për transferimin e qendërmbrojtësit të talentuar.
Hajdari është gati ta bëj hapin e madh në karrierë për të luajtur në top pesë ligat evropiane, pasi ka oferta nga Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.
Bologna, Stade Reims dhe Augsburg janë tre klubet e njohura që kanë shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit kosovar.
21-vjeçari është i gatshëm të bëj hapin e radhës në karrierë, derisa menaxherët e tij Erdin dhe Arbër Shaqiri janë në bisedime me klubet në fjalë.
Lugano është e gatshme për ta lejuar shitjen e Hajdarit, vetëm se nga largimi i tij synon të fitojë katër milionë euro.
Mediat në Zvicër kanë raportuar se skuadra gjermane Augsburg është më e favorizuar për transferimin e qendërmbrojtësit të talentuar. /Telegrafi/