Albian Ajeti pritet të debutojë për West Ham Unitedin gjatë ditës së nesërme kundër Newportit.
Menaxheri i klubin anglez, Manuel Pellegrini ka konfirmuar se sulmuesi shqiptar do të luajë në takimin e vlefshëm për Carabao Cup.
Portali “futbolli.london e ka pyetur trajnerin nëse do të luajë shumë shpejt lojtari që “çekanëve” iu ka kushtuar rreth 9.6 milionë euro, trajneri ka dhënë përgjigje pozitive.
“Jam i sigurt që Ajeti do të luajë,” tha Pellegrini dhe më tutje shtoi se “Ai e meriton një mundësi. Futbollisti po punon shumë mirë gjatë sesioneve të stërvitjeve”.
Theksojmë se në sezonin e kaluar në superligën zvicerane me Baselin ka pasur 58 paraqitje dhe ka realizuar 29 gola në të gjitha garat.
Ndryshe, West Hami me katër pikët e fituar zë pozitën e 14-t të renditjes tabelore të Ligës Premier. /Telegrafi/