Albian Ajeti ka shënuar një gol të hershëm në ndeshjen ndërmjet Baselit dhe Sionit.
Sulmuesi shqiptar e gjeti rrjetën që në minutën e parë të takimit që zhvillohet në St. Jakob-Park.
Pas një aksioni të skuadrës nikoqire, Ajeti pranoi një asistim nga Luca Zuffi dhe reagoi shpejt për të shënuar një gol të bukur.
Kjo është xhiroja e katërt në Superligën e Zvicrës, ndërsa në tri ndeshjet paraprake, Baseli ka regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje.
Në rast se e fiton takimin kundër Sionit, skuadra e Ajetit do të ngritet në kuotën e shtatë pikëve.
Futbollisti tjetër shqiptar që luan për Baselin, Taulant Xhaka, nuk e ka nisur ndeshjen nga fillimi, por ndodhej në bankën rezervë. /Telegrafi/