Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Albian Ajeti ka shënuar gol në fitoren e Baselit ndaj Zurichut në pasditen e së dielës.
Baseli ka arritur të fitojë me rezultat 2-0 ndeshjen ndaj Zurichut, e vlefshme për javën e 17-të të Superligës së Zvicrës.
Në këtë takim, shenj ka lënë edhe sulmuesi me prejardhje shqiptare, Albian Ajeti, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës.
Ajeti ka shënuar golin e parë të ndeshjes, pasi në minutën e 19-të kaloi Baselin në epërsi 1-0 pas bashkëveprimit të mirë me Ricky van Wolfswinkel.
Ky ishte goli i tetë këtë sezon për reprezentuesin zviceran, teksa ka bërë edhe pesë asistime për bashkëlojtarët.
19’ | GOOOOOAAAAL BASEL! Ajeti scores after a well played attack! Van Wolfswinkel with the assist. 1-0. #FCBFCZ #FCBasel1893 #zämmestark pic.twitter.com/JFZEdiIjZe
— FC Basel 1893 🇬🇧 (@FC_Basel_en) December 9, 2018
Ndërsa, Baseli me këtë fitore ngjitet në pozitën e dytë me 27 pikë të mbledhura.
Për Zurichun në këtë humbje luajtën edhe tre futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës: Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli dhe Mirlind Kryeziu. /Telegrafi/