Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ditë më parë e ka kompletuar transferimin e tij nga West Hami te Celtic.
Reprezentuesi zviceran iu bashkua klubit skocez për 5 milionë funte, pas një sezoni dëshpërues te West Ham, ku kishte zhvilluar 12 ndeshje në edicionin 2019/2020, ndërsa nuk kishte shënuar asnjë gol.
Vetëm për të luajtur më shumë, lojtari e ka shkurtuar pagën e tij që ishte afër 3 milionë euro në vit, ndërsa tashmë ka zbarkuar i buzëqeshur në stërvitjet e Celtic.
🍀🟢 First training session with #CelticFC for new Bhoy Albian Ajeti! ✅#WelcomeAjeti pic.twitter.com/eCtgzjmYXY
— Celtic Football Club (@CelticFC) August 14, 2020
“Që të jem i sinqertë, meritoja të luaja më shumë, nuk kam nevojë ta fsheh këtë. E meritoja. Por, ky është futbolli, kështu është puna. Unë jam shumë i lumtur tani. Çfarë ka kaluar, ka kaluar dhe unë tash shoh përpara”.
Albian 📌 Lennoxtown
Ajeti joins the Bhoys who are put through their paces at Lennoxtown. 💪#WelcomeAjeti 🟢⚪️ pic.twitter.com/6tUg6UTBja
— Celtic Football Club (@CelticFC) August 15, 2020
“Unë thjesht mendoj se duhet të luaj dhe kjo është arsyeja se pse nënshkrova me Celticun. Pata një bisedë të mirë me trajnerin Neil Lennon dhe drejtorin sportiv (Nick Hammond), ata më deshën shumë mua dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme për mua sepse në edicioni e parë që e pata te Ëest Hami ishte e qartë për mua: Unë kam nevojë të luaj dhe mezi po pres që të luaj me Celticun”, ka thënë Ajeti në fjalët e para si lojtari i Celtic.
Trajneri Lennon i lumtur që ka marr një lojtar si Ajeti
Trajneri i Celticut, Neil Lennon, është shprehur i lumtur me transferimin e Albain Ajetit në skuadrën që ai drejton.
“Ne jemi të lumtur që sollëm Albianin te Celticu”, tha Lennon.
“Ai është një lojtar fantastik, një reprezentues me kualitet të mirë dhe e di se ai është i vendosur që të bëjë gjithçka që mundet për të sjellë më shumë sukses për tifozët tanë”.
🗣️ Celtic’s new 🔟 Albian Ajeti took questions from members of the media at Celtic Park
“I’m very very happy to be here. Finally everything is done and I can start soon. I’m really excited.” #WelcomeAjeti pic.twitter.com/igEGGvTlXp
— Celtic Football Club (@CelticFC) August 13, 2020
“E kam adhuruar atë për një kohë të gjatë sepse ai është një futbollist shumë inteligjent, ka një ekuilibër të mirë dhe është një finalizues i mirë”, ka thënë trajneri i gjigantit skocez. /Telegrafi/