Site icon Telegrafi

Albian Ajeti e nis me gol kampionatin e ri, Baseli e mposht bindshëm Sionin

Baseli e ka nisur furishëm kampionatin zviceran duke shënuar fitore në ndeshjen hapëse ndaj Sionit si mysafirë me rezultat 4-1.

Goli e parë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi shqiptar Albain Ajeti që në minutën e 22-të.

Sulmuesi shqiptar kishte gisht edhe tek tre golat e tjerë, dy prej të cilëve i asistoi.

Tek goli i tretë ai bëri presion te mbrojtësi, që e ktheu topin tek portieri e që ia huqi totalisht, duke u shënuar autogol.

Tek Sioni nga minuta e parë luajtën Valon Behrami, Pajtim Kasami dhe Emir Lenjani.

https://www.youtube.com/watch?v=aJbNbH3d4WI

Në anën tjetër te Baseli në minutën e 44-të u inkuadrua në lojë Taulant Xhaka, ndërsa Edon Zhegrova nuk ishte as në stol. /Teelgrafi/

Exit mobile version