Albian Ajeti dhe Benjamin Kololli shënuan gola në fitoren e thellë të Baselit ndaj Servettes me rezultatin 6-0 në xhiron e katërt të Superligës zvicerane, e luajtur të dielën (11 gusht).
Ajeti shënoi dy gola dhe dha një asistim. Ai asistoi për golin e dytë të Baselit në minutën e 46, të shënuar nga Benie Traore, dhe në minutën e 63-të realizoi golin e tij të parë në ndeshje, që ishte gjithashtu goli i tretë për Baselin.
Më pas, në minutën e 76-të, Ajeti shënoi golin e katërt për ekipin e tij.
Ai luajti 85 minuta para se të zëvendësohej nga Benjamin Kololli.
Kololli shënoi golin e fundit në minutën e 87-të për të vulosur rezultatin në 6-0.
Leon Avdullahu u zëvendësua në minutën e 85-të nga Taulant Xhaka. /Telegrafi/
❤️💙 𝓤𝓷𝓰𝓵𝓪𝓾𝓫𝓵𝓲𝓰𝓰 🤩 Mir gwünne 6:0 gege Servette!#FCBasel1893 #AlliZämme #BrennefürdrFCB #rotblaulive
Mit erneuerbarer Energie von @IWB_Basel immer einen Schritt voraus 💪 pic.twitter.com/uM1ZUUerBa
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) August 11, 2024