Telegrafi

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së shtatë, Dukagjini në kërkim të fitores së parë

Xhiro e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës ka filluar ditën e djeshme, me dy ndeshje që ishin në program për tu zhvilluar.

Drita mposhti me rezultat të thellë Gjilanin 4-1, derisa Prishtina u rikthye te fitorja pas triumfit ndaj Malishevës 4-2.

Sot në program janë për tu zhvilluar edhe dy ndeshje që pritet të jenë shumë interesante, në Klinë dhe Mitrovicë.

Dukagjini ende nuk ka marrë fitore dhe kërkon që një gjë të tillë ta bëj sot në stadiumin 18 qershor ndaj Drenicës.

Klinasit janë të fundit në tabelë dhe duan me çdo kusht triumfin, derisa Drenica udhëton për mos tu mposhtur.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, ku Trepça ’89 pret Ferizajn.

Dy skuadrat vijnë në këtë sfidë pas fitoreve në fundjavë dhe synojnë vazhdimësinë e rezultatet të mira. /Telegrafi/