Telegrafi

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 27-të: Drita kërkon fitoren ndaj Drenicës, Dukagjini pret Ferizajn

Albi Mall Superliga e Kosovës ka startuar me tre ndeshjet të xhiros së 27-të të cilat u zhvilluan ditën e shtunë.

Por sot në program janë edhe dy sfidat të tjera për tu zhvilluar, një në Gjilan dhe një tjetër në Klinë.

Drita kërkon të rikthehet te fitoret në kampionat pas barazimit me Malishevën dhe përballë do ta ketë skuadrën e fundit në tabelë, Drenicën.

Gjilanasit kërkojnë tre pikët për tu rikthyer në krye të kampionatit, nga ana tjetër Drenica është në gjendje të rëndë dhe në rast se nuk merr pikë në Gjilan do t’i vështirësohen edhe më shumë gjasat për shpëtim.

Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini përballet me Ferizajn.

Vendasit janë në pozitën e gjashtë me 32 pikë dhe nuk duan të lëshojnë pikë para adhuruesve të tyre.

Në anën tjetër Ferizaj që po kalon nëpër një formë të mirë në pranverë synon të mos mposhtet në stadiumin 18 qershori në Klinë.

Të dyja sfidat e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/