Telegrafi

Albi Mall Superliga vazhdon me javën e 30-të, luhet në Malishevë dhe në Podujevë

Sot (e diel) do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Dy ndeshjet të cilat do të luhen janë: Malisheva – Prishtina dhe Llapi – Fushë Kosova.

Malisheva në takimin me kryeqytetasit vjen pas fitores me rezultat 3-1 në udhëtim te Fushë Kosova, ndërsa Prishtina kërkon fitoren pas humbjes 3-1 ndaj Gjilanit dhe katër ndeshjeve pa rezultat pozitiv.

Në takimin e fundit mes këtyre dy skuadrave, kishte triumfuar Malisheva me rezultat të pastër 2-0.

Llapi në anën tjetër synon fitoren ndaj Fushë Kosovës për të mbajtur ‘gjallë’ deri në fund shpresat për titull kampioni.

Llapjanët tashmë kanë dy ndeshje pa fitore në elitë dhe rezultati pozitiv është i domosdoshëm. Fushë Kosova në anën tjetër ka tri humbje radhazi dhe praktikisht mund të konsiderohet rënia e tyre nga elita.

Të dyja këto ndeshje do të luhen me fillim nga ora 15:00./Telegrafi/