Telegrafi

Albi Mall Superliga vazhdon me duelet e xhiros së 25-të, sot në program janë dy sfida për tu zhvilluar

Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 25-të.

Në fakt sot do të zhvillohen dy ndeshje dhe nesër tre të tjera.

Ditën e sotme në fushë do të zbresin katër skuadra që po kërkojnë t’i shmangen rënies, Dukagjini, Drenica, Ferizaj dhe Trepça ’89.

Në stadiumin 18 qershori në Klinë, Dukagjini do të përballet me Drenicën, në një ndeshje ku pikët vlejnë jashtëzakonisht shumë për të dyja skuadrat.

Sfidë e zjarrtë pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, me Trepçën ’89 që pret Ferizajn.

Të dyja skuadrat në këtë takim vijnë pas fitoreve në mesjavë dhe kërkojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Si dueli në Klinë ashtu edhe ai në Mitrovicë fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi