Qendra tregtare “Albi Mall” ka reaguar pas një mesazhi i cili ka qarkulluar ku thuhet se në dyqanin “Neptun” në këtë qendër tregtare kanë dalë raste pozitive me COVID-19.
Në reagimin e “Albi Mall” thuhet se asnjë rast deri më tash në këtë qendër nuk është diagnostifikuar me COVID-19, e as në dyqanin “Neptun” dhe dyqanet tjera.
“Albi Mall është e vetmja qendër në Kosovë, që ka marrë masa rigoroze për ndalimin e përhapjes së Covid-19, duke detyruar të gjithë vizitorët, pavarësisht se kush janë, që fillimisht t’i nënshtrohen kontrollit, të matet temperatura para se të hyjnë në qendër dhe të jenë të pajisur me masa mbrojtëse. Po ashtu të gjithë punonjësit e Albi Mall janë të pajisur me maska dhe doreza, dhe gjithashtu në të gjithë hapësirat janë vendosur dezinfektantë për duar me qëllim që përhapja e virusit të mos shkaktohet në asnjë mënyrë nga këtu”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Pas një mesazhi që po qarkullon ku thuhet se në Albi Mall në dyqanin Neptun kanë dalë raste pozitive me COVID-19 ju njoftojmë, se asnjë rast deri më tash në Albi Mall nuk është diagnostifikuar me COVID-19, as në Neptun dhe në asnjë dyqan tjetër, të gjithë punonjësit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Albi Mall është e vetmja qendër në Kosovë, që ka marrë masa rigoroze për ndalimin e përhapjes së COVID-19, duke detyruar të gjithë vizitorët, pavarësisht se kush janë, që fillimisht t’i nënshtrohen kontrollit, të matet temperatura para se të hyjnë në qendër dhe të jenë të pajisur me masa mbrojtëse. Poashtu të gjithë punonjësit e Albi Mall janë të pajisur me maska dhe doreza, dhe gjithashtu në të gjithë hapësirat janë vendosur dezinfektantë për duar me qëllim që përhapja e virusit të mos shkaktohet në asnjë mënyrë nga këtu.
Është e rëndësishme të përmendet se janë krijuar edhe hyrjet e veçanta, në të cilat bëhet kontroll i vazhdueshëm ndaj vizitorëve dhe në rast të mospërmbushjes së tyre, vizitorëve nuk u lejohet hyrja.
Albi Mall, qendra më e madhe në rajon, gjatë tërë kohës bënë edhe dezinfektimin e hapësirave në të gjithë qendrën, duke qenë në vazhdimësi në mbrojtje për të parandaluar në çdo formë mundësinë e përhapjes së virusit.
Ne demantojmë mesazhin që po qarkullon ku thuhet se gjatë këtij vikendi janë infektuar një numër i madh në Albi Mall dhe ju lusim që edhe më tutje t’i respektojmë masat e ndërmarra, bashkë, me kujdes dhe diciplinë do të ja dalim!
Albi Mall vendi i familjes tuaj! /Telegrafi/