Albi Group si njëra nga kompanitë më të mëdha në Kosovë vazhdon të jetë aktive me projekte të reja. Së fundmi punimet në zgjerimin e rradhës të Albi Mall me një sipërfaqe prej rreth 30 000 metrave katrorë, zgjerojnë hapësirën e objektit në mbi 80 000 metra katrorë.
Ky projekt i zgjerimit arrin vlerën investive rreth 25 milionë euro.
Hapësirat shtesë të objektit paralajmërojnë parapërgaditjen e hapjes së dyqaneve të ndryshme që do të jenë risi për tregun kosovar, siç është edhe grupi gjigant i modës Inditex Group – Zara, i cili do të shtrihet në një sipërfaqe prej 8 000 metrave katrorë, hapësirë kjo e cila konsiderohet si më e madhja në rajon.
Drejtori gjeneral i Albi Group Sutki Humolli ka treguar për një tjetër kontratë të nënshkruar në mes të Albi Group dhe Inditex Group me 5 qershor të vitit 2017, kontratë kjo që paralajmëron hapjen e Inditex Group – Zara në Albi Mall.
Inditex zotëron këto brende:
1.Zara
2.Massimo Dutti
3.Bershka
4.Pull & Bear
5.Stradivarius
6.Zara Home
7.Oysho
Me hapjen e Inditex Group – Zara dhe të brendeve tjera në Albi Mall, pritet të punësohen deri në 700 punëtorë, gjë që tregon se Albi Group përveç sjelljes së brendeve të ndryshme botërore dhe suksesve të vazhdueshme në vend, gjithashtu po ulë numrin e papunësisë duke e rritur numrin e punëtorëve në total, deri në 2000.
Duke ju kursyer kohën dhe shpenzimet, Albi Group edhe një herë para konsumatorëve ka treguar besnikëri, me sjelljen e brendeve botërore të cilat mund ti gjeni edhe në Kosovë.