Telegrafi

Albertosi: Milani mund ta fitojë LK, por nëse Dida nuk luan

“Vazhdoj të jem tifoz i Milanit, Cagliarit dhe Fiorentinas (skuadrave ku ka luajtur). Sa i përket Scudettos, mendoj se do të jetë vështirë për Milanin, por unë e konsideroj Ligën e Kampionëve si më të arritshme”.

“Asnjëherë nuk më ka pëlqyer Dida, madje as kur ishte në formën më të mirë, ai asnjëherë nuk ofron siguri. Në Itali është vetëm një portier i mirë… Buffoni”, ka thënë për La Gazzetta Dello Sport ish-futbollisti 70-vjeçar. /Telegrafi/