Site icon Telegrafi

Alberto Moreno mungon ndaj Juventusit, sezoni ka mbaruar për mbrojtësin e Villarrealit

(Foto: Twitter/Alberto Moreno)

Mbrojtësi i Villarrealit, Alberto Moreno, do të mungojë në sfidën kthyese të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit që zhvillohet në javën e ardhshme.

Sezoni ka mbaruar për 28-vjeçarin pasi ka pësuar shqyerje të ACL-së (ligamentit kryqëzues të përparmë) të gjurit të djathtë.

Në njoftimin e klubit spanjoll thuhet se ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar diagnozën e dëmtimit të ligamentit të përparmë kryqëzues që e pësoi gjatë ndeshjes së La Ligas kundër Osasunas në El Sadar gjatë të shtunës.

(Foto: Twitter/Lorenzo SportNews)

Ish-futbollisti i Liverpoolit, i cili ka qenë i rregullt në mbrojtjen e Villarrealit, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në ditët në vijim.

Moreno i ka zhvilluar 35 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa luajti 76 minuta kundër Juventusit në takimin e parë që përfundoi baras. /Telegrafi/

Exit mobile version