Mbrojtësi i Liverpoolit, Alberto Moreno ia ka dedikuar trofeun e Ligës së Kampioënëve shokut të tij, Jose Antonio Reyes.
Ai nuk luajti asnjë minutë, por mund të mburret që është kampion i Evropës, pasi ai dikur ishte edhe kampion i Ligës së Evropës.
Mbrëmja e Madridit është një ditë që Moreno nuk do ta harrojë kurrë, sepse në këtë 1 qershor humbi mikun e tij të mirë, Reyes, në një aksident fatale e trafikut.
Moreno, i cili luajti së bashku me Reyesin te Sevilla, dhe ishin djem të atij vendi, nuk mundi t’i mbajë lotët kur qoi lart trofeun e Ligës së Kampionëve pasi ishte një dedikim për shokun e tij të ndjerë.
Mbrojtësi spanjoll kishte stampuar një fanellë në një dyqan në kryeqytetin spanjoll, me një foto ku së bashku me Reyesin ishin duke festuar trofeun e Ligës së Evropës më 2014.
Kamerat i kapën këto imazhe të Morenos dhe fokusuan shkrimin që kishte në fanellën e mbrojtësit të Liverpoolit.
“Të dua vëlla”, ishte mbishkrimi i Morenos në fanellën e tij me fotografitë e Reyesit.
Pas kësaj Moreno shpjegoi për gazetën Marca se sa e vështirë ishte që ai të pranonte lajmin tragjik për vdekjen e njërit prej shokëve të tij më të mirë.
“Kur jam vetëm pa shokët e ekipit tim, më vjen në mendje vetëm Jose Antonio Reyes, kam kaluar kaq shumë momente me të, aq shumë kemi qeshur”.
“Kur u takuam së fundmi në Sevilla, qëndruam gjithë ditën me të dhe Vitolon, lajmin e kuptova në mëngjes”.
“Lajmin e mora në tren, ishte xhaxhai im që më kishte dërguar një mesazh me njoftimin e Sevillës, trupi im ishte prerë dhe ai më dha një çikë zemër, pasi nuk bëra asnjë tjetër, vetë vajtova shumë”.
El homenaje de Alberto Moreno a José Antonio Reyes en la celebración de la Copa de Europa con el Liverpool… 👏🏼👏🏼👏🏼👏🏼pic.twitter.com/GmJcxorAIh
— Nacho García (@nachogarciad) June 1, 2019
“Reyes ishte mësuesi im, kudo që të jem, dua t’i them atij se e dua shumë dhe se gjithmonë do ta mbaj në zemrën time”.
“Sapo kuptova lajmin mendova se duhej të fitonim edhe për të, e bëra fanellën dhe ky titull shkon për të”, ka shpjetuar Moreno. /Telegrafi/