Paolo Maldini refuzoi postin e drejtorit teknik te Milani, ndërsa tashmë mbetet të shihet se kush do të vijë në këtë post.
Synimi është që një ish-kuqezi të emërohet në këtë pozitë edhe i shumëpërfoluri Demetrio Albertini nuk e ka idenë çfarë po ndodh.
“Jo, nuk kam pasur asnjë kontakt. Për këtë arsye, nuk di ç’them, sepse jam në errësirë”.
“Ashtu si çdo tifoz, edhe unë do të doja të njihesha me projektet e pronarëve të rinj. Uroj që Milani dhe Interi të kthehen në majat e botës, ku po ndihet mungesa e tyre”.
“Maldini refuzoi? Nëse ka kërkuar të njihet me pronarët e rinj, është normale, edhe unë do e kërkoja një gjë të tillë”, ka thënë Albertini. /Telegrafi/