Disenjatorja e njohur italiane Alberta Ferretti në revynë e saj të re, të planifikuar për 11 janar, në vend të modeleve profesioniste trupholla, në ë pistë do të dërgojë “gra të vërteta".
Këto “gra të vërteta” janë vënë në thonjëza, sepse, të gjitha janë Zonja që mund të mburren me figurën e modeles së vërtetë – madje, më të veçanta sesupermodelet e sotme.
Alberta Ferretti: Ëndërroj të jem Elina Makropulos
Në ekipin që do të ecë pistës, do të jenë edhe disa sh-modele me famë botërore, si Camilla Belle, Marpessa dhe bukuroshja legjendare amerikane Carmen Dell Orefice, e cila ka 79 vjet.
Përveç tyre, në kreacionet e saj do të shfaqen edhe disa gra të bukura, që punojnë në banka dhe supermarkete.
Një ide freskuese, një shfaqje spektakolare! /Telegrafi/