Telegrafi

Albert Stanaj ndryshon emrin artistik

Ditë më parë solli projektin e ri muzikor për tregun ndërkombëtar.

“Dirty Mind” mban titullin kënga e re, e cila është realizuar në bashkëpunim me artistin Ty Dolla Sign.

Por, Albert Stanaj ka ardhur me risinë e re sa i përket jetës private, por edhe prezantimit në të ardhmen.

Artisti që deri më tani është njohur më mirë si Stanaj, tani e tutje do të quhet me nofkën Lil Stanaj.

“Nga tani emri i im është Lil Stanaj. Oh hellll nahhhh!!!”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale të Instagramit, këngëtari që bënë karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Theksojmë se kënga e fundit e Albertit deri më tani është shikuar mbi 40 mijë herë në YouTube.

Ndryshe, ai do të sjell edhe këngë të tjera gjatë muajve në vijim për tregun ndërkombëtar. /Telegrafi/