Analisti Albert Musliu në emisionin 10 minuta të Tv 21, tha se do të shkohet në formimin e ndonjë shumice të re, ose të shkohet në metoda për ta rrëzuar qeverinë, nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Përzhinos.
“Marrëveshja e Përzhinos në një formë të cunguar , ose në një formë ku disa data duhet të ndërrohen do të jetë e patjetërsueshme që të implementohen nga se fazat tjera janë edhe më ta pa volitshme pikërisht për ato të cilët i bëjnë obstruksionet më të mëdha. Nëse “Marrëveshja e Përzhinos” bie në ujë, atëherë ose duhet të shkohet në formimin e ndonjë shumicë të re, ose të shkohet në tendencë të të rrezuarit të qeverisë me metoda tjera”.
Me mos arritjen e zbatimit të “Marrëveshjes së Përzhinos”, sipas Musliut, pozita e partive shqiptare pjesëmarrëse në bisedime do të ishte e paqëndrueshme.
“Nëse ‘Marrëveshja e Përzhinos’ bie në ujë, nëse ne nuk marrim rekomandim për anëtarësim për komisionin evropian, atëherë pozita ose pjesëmarrja e cilësdo partie shqiptare në këtë qeveri, e cila ka sjellë këtë situatë ti humbim edhe shpresat afatshkurtër për anëtarësim në Evropë do të ishte e paqëndrueshme”.
Sipas Musliut, nga partitë pjesëmarrëse në bisedime, nuk mund të pritet ndonjë marrëveshje tjetër, pasi të njëjtët parti kanë arrit një marrëveshje, të cilën vet ato nuk po mundin ta zbatojnë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MVUNCRyAy8Q