Telegrafi

Albert Dabiqaj të enjten prezantohet te Drita, ka zgjedhur tanimë edhe numrin që do ta mbajë në fanellë

Albert Dabiqaj ka konfirmuar largimin nga Gjilani më 1 korrik.

Njëri nga mesfushorët më të mirë në vitet e fundit në futbollin kosovar do të vazhdoj të mbetet në qytetin e Gjilanit, por do t’i bashkohet Dritës.

26-vjeçari ka arritur marrëveshje me Dritën dhe ditën e nesërme (e enjte) pritet prezantimi me fanellën bardhekaltër.

Lexo po ashtu Albert Dabiqaj konfirmon largimin nga Gjilani

Telegrafi mëson se Dabiqaj tanimë ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me tre herë fituesit e titullit kampion në Superligën e Kosovës.

Ish-anëtari i Besës, Gjilanit dhe Feronikelit ka zgjedhur edhe numrin që do ta mbajë në fanellë dhe ai është 14, i njëjti numër që kishte edhe te rivali lokal i Dritës.

Dabiqaj është transferimi i tetë i Dritës këtë afat kalimtar veror.

Gjilanasit më herët kanë nënshkruar me Astrit Thaqin, Rilind Hazirajn, Hajdin Salihun, Albin Prapashticën, Laurit Behlulin, Blerim Krasniqin dhe Dylian Georgiev. /Telegrafi/