Site icon Telegrafi

Albert Dabiqaj, “Mesfushori më i mirë i vitit 2024” nga Telegrafi Sport

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll.

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm të ndeshjeve të futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll.


Albert Dabiqaj – Mesfushori më i mirë i vitit  

Mesfushori i Dritës, Albert Dabiqaj, mbetet një nga lojtarët më të mirë në futbollin tonë, ndërsa edhe ofertat pas këtij viti të shkëlqyer nuk kanë munguar. 

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

‘Dabi’ edhe këtë vit dominoi mesfushën në futbollin kosovar, me paraqitjet e tij shumë të mira me fanellën e Dritës.  

Viti 2024 ishte shumë i mirë për të në aspektin individual, ku kishte 32 ndeshje në total. 

Ai arriti të shënojë 11 gola, ndërsa shtoi edhe tri asistime. 

Ky që po vjen mund të jetë viti i tij i fundit në futbollin e Kosovës.  

Foto: Albert Dabiqaj dhe gazetari Shkumbin Pireva

/Telegrafi/ 

Exit mobile version