Telegrafi

Albert Bunjaku uron Kosovën pas fitores ndaj Maltës

Albert Bunjaku

Ish-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku, ka uruar Dardanët për fitoren ndaj kombëtares së Maltës duke thënë se nuk dyshon që sukseset do të mungojnë edhe në të ardhmen.

Ai e ka quajtur trajnerin e tanishëm, Bernard Challandes, si një lider të mirë dhe ka thënë se rezultatet e fundit të kombëtares po tregojnë që futbolli Kosovar ka perspektivë të mirë.

Sipas tij, në të njëjtën kohë nuk duhet harruar se për ta materializuar atë perspektivë duhet punuar shumë.

Lexo po ashtu Kosova e mrekullueshme, fitore me spektakël ndaj Maltës

“Duke qenë selektor i ekipit të Kosovës për disa vite me radhë, e di se sa shumë është dashur të punohet për të ardhur në këtë ditë për të shijuar fitoret”.

“Por, duke e ditur përkushtimin e shumë njerëzve të mire që nuk kursejnë asgjë për ta quar futbollin kosovar përpara si në krye të federatës e deri te trajnerët që fillojnë edukimin e fëmijëve Kosovar me këtë sport, nuk dyshoj që rezultatet nuk do të na mungojnë”.

Lexo po ashtu Challandes: Ishte një fitore ekipore

“Edhe njëherë uroj nga zemra për këtë fitore djemtë tanë, dhe uroj që fitore të tilla të na gëzojnë edhe më tej”, ka shkruar Bunjaku.

Ndryshe, Kosova fitoi me rezultat 3-1 ndaj Maltës në ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Kombeve.