Telegrafi

Albert Bunjaku përlotet gjatë konferencës dhe kërkon ndërprerjen e saj

Pamje nga konferenca për shtyp e Kosovës

Përzgjedhësi, Albert Bunjaku, e ka konfirmuar largimin e tij nga drejtimi i Kosovës.

Ai këtë e ka bërë edhe në konferencën për shtyp të zhvilluar sot në ambientet e stadiumit Loro Boriçi.

Në fundin e konferencës, ai u pyet se kishte pasur dëshirë ta dërgonte Kosovën në Kampionat Evropian dhe pse u dorëzua kaq herët. “Dëshira jote ka qenë që ta dërgoje Kosovën në Kampionatin Evropian, çfarë ndodhi pse e ndryshuat këtë vendim?”, u pyet Bunjaku.

“Kosova gjithmonë do të jetë në zemrën time, dhe do të jam gjithmonë…”, ka thënë shkurt Bunjaku duke mos mundur ta vazhdojë më dhe kërkoi përfundimin e konferencës.

Natyrisht konferenca u mbyll me kërkesën e tij.

Ndeshja me Finlandën mund të jetë e fundit e tij.

Trajneri që është në krye të Kosovës që nga viti 2009, ka deklaruar se më së largu deri në fund të këtyre eliminatorëve do të jetë në krye të Kosovës. /Telegrafi/