Përzgjedhësi, Albert Bunjaku, e ka konfirmuar largimin e tij nga drejtimi i Kosovës.
Ai këtë e ka bërë edhe në konferencën për shtyp të zhvilluar sot në ambientet e stadiumit Loro Boriçi.
Në fundin e konferencës, ai u pyet se kishte pasur dëshirë ta dërgonte Kosovën në Kampionat Evropian dhe pse u dorëzua kaq herët. “Dëshira jote ka qenë që ta dërgoje Kosovën në Kampionatin Evropian, çfarë ndodhi pse e ndryshuat këtë vendim?”, u pyet Bunjaku.
“Kosova gjithmonë do të jetë në zemrën time, dhe do të jam gjithmonë…”, ka thënë shkurt Bunjaku duke mos mundur ta vazhdojë më dhe kërkoi përfundimin e konferencës.
Natyrisht konferenca u mbyll me kërkesën e tij.
Ndeshja me Finlandën mund të jetë e fundit e tij.
Trajneri që është në krye të Kosovës që nga viti 2009, ka deklaruar se më së largu deri në fund të këtyre eliminatorëve do të jetë në krye të Kosovës. /Telegrafi/