Adnan Januzaj i ka dyert e hapura te Kosova.
Kështu ka deklaruar trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, në një intervistë për ‘thelastjourno.com’.
Bunjaku duke sqaruar ndalesën që patën disa futbollistë me prejardhje nga Kosova që t’i bashkohen Kosovës, ka thënë se i vetmi që mund të bëjë një lëvizje të tillë, është Adnan Januzaj, i cili gjithmonë do ta ketë të hapur këtë derë.
“Xhaka, Shaqiri apo Cana kanë mundur të luajnë për Kosovën derisa rregullat ndryshuan pas Kampionatit Evropian”, ka deklaruar fillimisht Bunjaki, përcjell lajmi.net.
“Që nga atëherë, asnjë lojtar që ka luajtur ndeshje ndërkombëtare me një shtet tjetër s’ka mundur të ndryshojë ekipin kombëtar”.
“Në mesin e tyre që akoma mund t’i bashkohet Kosovës është Adnan Januzaj, i cili po injorohet po injorohet nga Belgjika e pëlqehet shumë nga tifozët në Kosovë dhe tek ne i ka dyert e hapura”.
Bunjaku është shprehur i bindur që Kosova do të luajë në Euro 2020.